Në kanxhat e dhimbshme të kujtesës


Lufta ishte fjala e ditës, në gojë të gjithkujt. Nji ndjenjë padurimi ekzistonte pasi që shpallja e pavarësisë së Kosovës nga Sërbia po afronte.[1] Nëpër lajme jepeshin njoftime mbi rritjen e tensioneve mes komuniteteve shqiptare e sërbe, nga të dyja palët organizoheshin veprimtari përkujtimore për të humburit dhe krimet e luftës së fundit, përderisa KFOR-i -forca paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë – patrullonte rrugët e Kosovës me automjete ushtarake. Si do shkonte gjendja në ditën e shpalljes? A do kishte demostrata? A do të sulmonte ushtarakisht Sërbia?

Asgja  s’dihej me siguri. Këto pyetje e shqetësonin Pranverën [2], që sapo kish dalë nga kuzhina me […]