Jetë në rrënoja
AUTO-PAGE-TITLE
Pas një dite të gjatë duke qëruar speca dhe gatuar ajwar në oborr, Arieta m’u bashku në shilte, një dyshek sfungjeri të hapur në verandë. Ndërsa merrnim rrezet e fundit të pasdites, Arjeta reflektonte mbi punën e ditës dhe shpresat që ka ushqyer për fabrikën e vogël të specave që po ndërtonte. Tundi kryet dhe psherëtiu, “S’do muj ta kisha mendue këte do vite ma para…” Vetëm dy vite më parë, një organizatë humanitare kishte mbledhur një takim me të tjera gra të ve nga lufta në zonën e saj për të ngritur një biznes që do përpunonte speca me qëllim tregtimi. […]