Vejusha e luftës: Margjinale – Të padisiplinuara – Ikonike
Margjinale dhe në nevojë
Gratë që humbën burrat gjatë Luftës së Kosovës u perceptuan si të gjendura në një hapësirë të ndërmjetme e të pasigurt. Ato nuk mund të trajtoheshin as si gra të martuara dhe as si vejusha të zakonshme. Në fund të luftës, nuk kishte vend të qartë për to, pasi rolet po ndryshonin, ndërsa komunitetet përpiqeshin të kuptonin praninë e tyre. Identitetet e këtyre grave u perceptuan se kishin nevojë për riformulim përmes gjuhës dhe diskurseve, për t’u bërë të kuptueshme për të tjerët. Kornizat e reja të identitetit i portretizojnë vejushat e luftës si ‘margjinale dhe në nevojë’, […]