Dëshmia e një mjeku, “Rashë n’paqe qi muj edhe me dekë – pranimi më lejoi me vazhdue me ndihmue.”
AUTO-PAGE-TITLE
“Hyni mbrenda!” është përgjigja ndaj trokitjes së lehtë mbi derë. Ne hyjmë në dhomën e Dr. Cenës, të mobiluar me modesti, në zemër të qendrës shëndetësore të komunitetit.
“Uluni,” na mirëpret Dr. Cena, duke na treguar dy karriget e zeza të vendosura përballë një tavoline të mbulume me dokumente.
“A po doni kahve?”
“Faleminderit.” Luriana dhe unë pohojmë me kokë ndërsa zëmë vend.
Ai i bën me shenjë një punonjësi shëndeti që kalonte aty, në një korridor përndryshe krejt të boshatisur, e ai kthehet shpejt me tre filxhanë kafeje turke të nxehtë. Dr. Cena është një mesoburrë që paraqet autoritet dhe dashamirësi dhe na pret ngrohtë. […]